D-r, Amella Cana, drejtoresha aktuale e Klinikës së Stomatologjisë në Maqedoninë e Veriut, është cilësuar si strategu më i madh profesional dhe menxherial që ka pasur ndonjëher Klinika Universitare “Shen Pantelejmon”-Shkup.
Por edhe si një grua që ndryshoi rrënjësisht rendin dhe historinë e klinikës së Stomatologjisë, ku për një kohë të shkurtër arriti të rrit përfaqësimin e shqiptarëve me kuadro profesionale dhe të zbatoj dygjuhësin në të gjithë klinikën.
D-r Cana, është gruaja vizionare, luftëtare, ndonjëherë dhe tepër ambicioze, që ka aftësinë me autoritetin të bindë profesorët universitar dhe të gjithë të punësuarit tjerë në Klinikën e Stomatologjisë dhe të sfidojë cdo situatë me të vetmin qëllim që i gjithe ekipi te jete i kenaqur, ndersa të gjithë pacientët pa dallim nga përkatësia e tyre etnike, racore dhe pozita shoqërore të marrin shërbimin më të shpejtë në Klinikën e Stomatologjisë në Shkup.
Ajo ka bërë organizimin më të mirë për tju dhënë shërbimin edhe personave me nevoja të posacme( hendikepuar) si dhe femijeve te moshave te ndryshme, duke mos lene anash edhe moshat tjera.
Në rininë e saj, d-r Amella Cana një ndër fushatat e saja më të suksesshme ishte ajo në Fondin Republikan Shëndetsor në Maqedonin e Veriut, ku ajo me profesionalizmin dhe disciplinën e madhe arriti tju del në ndihmë, mes tjerash edhe një numër të madh edhe të qytetarëve dhe mjekëve shqiptar në Maqedoni.
Ngjitja e saj në pozitën e drejtoreshës së Klinikë së Stomatologjisë në Shkup, erdhi si një meteor i vërtetë, bëri që të vendoset një disciplinë e paparë në këtë klinikë, ku profesionistë dhe qytetarët do të merrnin shërbimin e duhur në afat rekord.
D-r Amella Cana është një ndër drejtorët më eminent në historin e klinikës së stomatologjisë, që bëri që cdo qytetar të merr shërbimin e duhur në formën më profesionale.
Ajo është portretizuar si një ikonë e famshme e stomatologjisë, ndërsa ka ardhur në këtë post si kuadër i liderit më të famshëm të shqiptarëve në Maqedoni nga rradhët e e BDI-së, z.Ali Ahmeti, shkruan AMERIKA-RADIO.