Nga LSDM lavdërohen se edhe gjatë një pandemie serioze, Qeveria dhe Ministria e Arsimit, përmes një qasjeje të përgjegjshme dhe sistematike, siguruan një fillim të suksesshëm të vitit shkollor dhe një proces të suksesshëm mësimor. Po dëshmohet çdo ditë se modeli i kombinuar që krijuam ishte më se i nevojshëm dhe mësimi në distancë është absolutisht i domosdoshëm dhe i pashmangshëm.
“Sot, rreth 88% e nxënësve ndjekin me sukses mësimin online pa shumë vështirësi dhe ky numër është rritur me 18% që nga fillimi i vitit shkollor. Një rritje e tillë, ndër të tjera, është për shkak të nismave të pushteteve vendore që për një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër, përmes dhurimeve kanë siguruar pajisje IT për nxënësit dhe mësimdhënësit që nuk i kanë pajisjet e nevojshme.”,- deklaroi Bisera Kostadinovska nga LSDM.
https://www.facebook.com/SDSMakedonija/videos/1316979898645189