Manipulimet e softuerit të balancuesit nga të vetë deklaruarit shqiptarë, nuk ishin paraparë prej themeluesve të kësaj metodologjie që funksionon prej 4 vitesh. Ideatori i saj, Jahi Jahiu, si ish-sekretari i Ministrisë së Administratës kërkon urgjentisht të rishikohet funksionaliteti i balancuesit, për të bërë ndryshimet e duhura.
“Qëllimi i metodologjisë së balancuesit ka qenë i mirë në kuptimin e rritjes së përfaqësimit të adekuat, për herë të parë me rregulla – jo me princip. Asnjëherë nuk e kemi marr parasysh faktin se mund të paraqitet dikush i bashkësisë tjetër etnike. Ajo që dua të them për zgjidhjen, nuk ka ligj të përsosur që do të mbyllte këto vrima të keqpërdorimeve në rast se nuk ka vullnet. Po nuk pat vullnet nga palët çfarëdo ligji të sillet nuk do jetë i përsosur që do ta zgjidhte këtë problem- deklaroi Jahi Jahiu, Ish-sekretari i Ministrisë së Administratës.
Për të bërë ndryshime në metodologjinë e balancuesit duhet të ketë mbështetjen e tri ministrive. Ministria për Sistem Politik, Ministria e Financave dhe Ministria e Shoqërisë Informatike-Administratës që drejtohen nga kuadro të BDI.
Edhe ndryshimet në Ligjin për nëpunës shtetëror do të vonojnë me muaj, ndërkohë që punësimet me diskriminime etnike nuk kanë të ndalur. Kjo është dhe njëra nga arsyet pse të rinjtë e shkolluar po emigrojnë jashtë shteti, thonë nga shoqatat joqeveritare.
“Sipas Bankës Botërore në dekadën e fundit rreth gjysmë milioni shtetas kanë mërguar, shumica të rinj. Të dhënat tregojnë se 29% e të rinjve me shkollim të lartë nga Maqedonia jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Ajo që është më shqetësuese sipas analizave tona se përqindje e ulët e të rinjve duan të qëndrojnë në shtetin tonë, numri konkret 8% në 1200 banorë e anketuar. Studimi tjetër tregon se 2/3 e të rinjve duan të largohen nga vendi- dekarloi Marjan Micovski, Shoqata “Rrjeti për parandalimin e ikjes së trurit”.
Sipas të dhënave të tyre, ikja e trurit jashtë shtetit po ndodh për disa arsye: të gjejnë punë, të pakënaqur me gjendjen politike por edhe për një jetë më të mirë. Kjo Shoqatë tregoi se shtetit i kushton afër 24 mijë euro për të shkolluar një të ri, i cili ikën pastaj jashtë vendit pa e kthyer kokën pas.