Hollshtajn: Mosmbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut do të jetë mossukses për kryesimin gjerman me BE-në

Në lidhje me procesin e zgjerimit qëllimi ynë i qartë, i kryesimit gjerman me BE-në, është të mbahet konferenca e parë ndërkombëtare me Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit, deklaroi sot ambasadorja gjermane Anke Holshtajn.

Marketing

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë se çka do të thotë mosfillimi i negociatave me BE-në në suaza të kryesimit gjerman me BE-në, ambasadorja Holshtajn, tha se “gjithsesi kjo do të jetë mossukses”.

“Në mars të gjitha vendet anëtare dhanë dritë të gjelbërt për fillim të negociatave dhe hapje të negociatave inkuadruese për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Punojmë me mund që të mbahet konferenca ndërqeveritare dhe ne jemi optimistë se do ta arrijmë këtë qëllim”, deklaroi Hollshtajn.

Ajo potencoi se procesi berlinas, në masë të madhe e lehtëson këtë proces dhe shprehu bindje se do të ketë atmosferë konstruktive edhe në nëntor gjatë bashkëkryesimit të përbashkët me samitin në Sofje.

“Kjo është datë e rëndësishme për rrumbullaksimin e agjendës në dhjetor. Sipas rregullave dhe procedurave, 10-të nëntori është shansa e fundit për pranim të korrnizës negociuese dhe do të bëjmë gjithçka që kjo të realizohet”, theksoi Hollshtajn.

Euroambasadori David Gir, nga ana e tij, potencon se vendimi për hapje të negociatave është sjellur në mars dhe tani diskutimet për korrnizën negociuese normalisht vazhdojnë në Bruksel.

“Shpresoj se negociatat do të arrihen deri në fund të vitit”, deklaroi Gir, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve deri kur mund të jetë gati korrniza negociuese.

Zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike Nikolla Dimitrov, gjithashtu shprehu bindje se edhe Brukseli dhe Berlini e njohin shansin.

“Në mars patëm vendim të pakushtëzuar të fillojmë negociata dhe mendoj se do të jetë mirë edhe për të gjtihë ne, edhe për BE-në dhe gjithë fqinjët tanë kjo të ndodh në dhjetor që përfundimisht të marrim qasje të tërësishme deri te vegla për procesin inkuadrues”, deklaroi Dimitrov.

Historia është e rëndësishme të na bëjë krenar dhe mësues, potencoi ai, por duhet ta ndërrojmë atë garë me garën reformuese sipas çështjes siç janë – kush paraprin në pagë më të lartë në rajon, liria e mediave dhe gjyqësia ose mbrojtja e mjedisit jetësor.

Ambasadorja Hollshtajn, euroambasadori Gir dhe zëvendëskryeministri Dimitrov flitnin në ngjarjen promovuese onlajn për projektin “Promovimi i vlerave të përbashkëta nëpër Evropë”, në organizim të Transparensi Interneshënall – Maqedoni, në të cilën ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike Nikolla Dimitrov.