Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me më shumë se 10,000 në një ditë të vetme për herë të parë, treguan të enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.
Instituti regjistroi 11,287 raste të reja në azhurnimin e tij ditor për një total prej 392,049. Rritja e një dite më parë ishte 7,830.
Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 30 në 9,905, tregoi shifra.
Ndërsa normat e infeksionit të Gjermanisë janë më të ulëta se në pjesën më të madhe të Evropës, ato janë përshpejtuar me shpejtësi që nga fillimi i motit më të freskët, me politikanë që paralajmërojnë se rregulla më të rrepta të distancimit shoqëror mund të jenë të nevojshme nëse trendi vazhdon.
Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn doli pozitiv për koronavirusin të mërkurën.