Kovid 19 Itali / 141 të vdekur në 24 orët e fundit

Vijon të përkeqësohet situata e krijuar nga pandemia COVID-19 në Itali.  Autoritetet shëndetësore italiane  njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë kryer 124686 testime për koronavirus nga të cilët 17012 persona kanë rezultuar pozitivë.

Marketing

Edhe pse numri i të infektuarve mbetet i lartë, krahasuar me një ditë më parë janë rreth 5 mijë më pak të infektuar.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 141 persona të prekur me koronavirus, duke shënuar rritje krahasuar me të dielën kur u raportuan 128 të vdekur.

Këtë të hënë, në Itali hynë në fuqi edhe masat e reja të cilat janë pritur me protesta në disa qytete./