Khabibi s’donte ta lëndonte Gaethjen në sy të prindërve të tij, ndryshoi lëvizje që të mos ia thyente krahun

Kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, së fundmi mposhti, Justin Gaethjen, duke i dhënë kështu fund karrierës së tij.

Marketing

Nurmagomedovi në ndeshjen e fundit të karrierës së tij, u mundua që të mos e lëndonte shumë kundërshtarin.

Gaethje para ndeshjes u shpreh se nuk do të dorëzohej asnjëherë, edhe nëse ishte fjala për krahun e tij.

Këto fjalë duket se Khabibi nuk i harroi dhe gjatë ndeshje. Ai pati mundësi t’ia thyente krahun Gaethjes.

Por, këtë nuk e bëri pasi nuk dëshiroj ta lëndonte atë në sy të prindërve të tij.

Prandaj, ai ndryshoi pozitë dhe bëri lëvizjen “triangle”, duke e detyruar të dorëzohej Gaethje, pasi nuk mund të merrte frymë. Kjo po ashtu ishte lëvizja e preferuar e babait të tij të ndjerë.