Mickoski: Të lirohen nga puna të sëmurit kronikë për shkak të ndotjes së ajrit dhe pandemisë

Kryetari i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski me publikim në Fejsbukun e tij i bëri thirrje Qeverisë që të lirohen nga puna të sëmurët kronikë, për shkak, siç thotë ai, të ndotjes së lartë të ajrit, paralelisht me pandeminë e Kovid19.

Marketing

“Për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, paralelisht me pandeminë e #KOVID, i bëj thirrje Qeverisë, Ministrit të Shëndetësisë, Filipçe dhe komisionit politik për sëmundjet infektive, t’i lirojnë të sëmurët kronikë nga puna. Sidomos ata me sëmundje të mushkërive”, ka shkruar Mickoski.

Numri i vdekjeve, sipas Mickoskit, në baza ditore tregon se sa alarmante është situata, ndërsa rreth 80 për qind e të vdekurve, sipas pohimeve të vetë institucioneve, kishin sëmundje kronike.

“Të vdekurit nuk janë vetëm një numër, ata janë njerëz, fate, familje të mbështjella me të zeza. Për të shpëtuar një jetë, ne e kemi atë mundësi”, deklaroi Mickoski.