Realizimi i objektivave sfiduese përmes besimit të dhënë nga zgjedhësit shqiptar me qëllim krijimin e kushteve për mirëmbajtje të harmonisë së plotë ndëretnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë synimi im, i Bashkimit Demokratik për Integrim por edhe i Qeverisë. Kjo është vetëm një pjesë e bisedës së zhvilluar në emisionin Balkan Talks me gazetarin Franko Egro në Euronews Albania nga ana e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.
“Shembulli i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit si themel i marrëdhënieve, së pari midis dy komuniteteve shumicë, shqiptarëve dhe maqedonasve po edhe komuniteteve tjera. Është shembulli më i mirë i rrugës drejt arritjes së barazisë së plotë”, ka deklaruar Grubi.
Emisioni “Balkan Talks” me gazetarin Franko Egro emetohet sonte në Euronews Albania me fillim nga ora 21:30.
https://www.facebook.com/euronews.al/videos/1802707623203803