Romët janë pjesë integrale e shoqërive tona, pa asnjë justifikim medoemos duhet të ndërmarrim masa konkrete politike dhe juridike për përfshirje të tyre më të madhe në të gjitha ngjarjet shoqërore. Integrimi në BE është rrugë e përbashkët, prandaj romët nuk guxojnë të lihen anash. Si vende që synojmë anëtarësim në BE medoemos duhet të dëshmojmë koncept të suksesshëm rajonal për integrimin e romëve me përparim të dukshëm në fushat e arsimit, punësim, shëndet dhe strehim të romëve, tha sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili në rolin e bashkëkryesuesit me procesin e Berlinit pati fjalim hyrës në takimin ministror kushtuar integrimit të romëve.
Takimi ministror u mbajt në Tiranë, në formë digjitale, ndërsa nikoqire ishte Tirana. me fjalime hyrëse e përshëndetën eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varhejin dhe kryetarin e Qeverisë së Shqipërisë Edi Ramën.
Ministri Osmani vitin e kaluar, me iniciativë të Maqedonisë së Veriut është sjellë Deklarata e vendeve nga Ballkani Perëndimor për integrimin e romëve në kuadër të procesit të zgjerimit drejt BE-së.
“Veçanërisht më bën krenar fakti që një vit më vonë, në kuadër të kryesimit tonë të përbashkët me Bullgarinë në Procesin e Berlinit bëjmë përmbledhje të rezultateve të arritura nga zbatimi i kësaj Deklarate dhe diskutojmë aktivitetet në vijim”. theksoi osmani.
Konkluzionet nga ky takim planifikohet të përfshihen në dokumentet finale të Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 10 nëntor në Sofje.