Osmani optimist: Do të tejkalojmë dallimet me Bullgarinë, kemi guxim dhe vullnet

Ministri i jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pyetjen e gazetarëve rreth raporteve me Republikën e Bullgarisë u shpreh sot se grupet e punës janë duke punuar për të arritur deri tek një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Osmani më tej tha se do të gjendet guxim dhe vullnet që të arrihet deri tek gjuha e përbashkët.

Marketing

‘Do gjejmë guximin, do gjejmë vullnetin që të arrijmë deri tek një zgjidhje e pranueshme. Grupet bisedojnë për të gjitha çështjet për të cilat palët mendojnë se duhet të gjendet një zgjidhje e përbashkët. Shohim të ardhme të përbashkët në familjen evropiane. Grupet e punës bisedojnë për të gjitha çështjet. Jam optimist se do të arrijmë zgjidhje të pranueshme”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm.