Pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeu, Barcelona sot emëroi pasardhësin e tij deri në zgjedhjet e reja presidenciale.
Presidenti i përkohshëm i gjigandit katalanas do të jetë Carles Tusquets.
Tusquets do të kryesojë Barcelonën në muajt e ardhshëm, derisa të zhvillohen zgjedhjet për një president dhe udhëheqje të re, përcjell lajmi.net.
Tusquets është një bankier i shquar në Barcelonë dhe zotëron 56 kompani të tjera.
Është spekuluar se ai do të jetë një kandidat i mundshëm për presidencën, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar.
Ai është i njohur për faktin se shpesh është kundër Bartomeu për shkak të kontratave të larta buxhetore të lojtarëve.
Anëtarët tjera në udhëheqje do të jenë:
– Joan Ramon Ramos, nënkryetar
– Joan Lluís Garcia, arkëtar
– Josep Maria, sekretar
– Miquel Lladó, anëtar.