Asimptomatikët po e shpërndajnë më tepër virusin korona

Të infektuarit pa simptome janë ndër bartësit më të rrezikshëm të koronavirusit, thonë të dhënat e fundit të autoriteteve shëndetësore. Sipas rezultateve të Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 80% e të prekurve me CoVid 19 nuk shfaqin simptoma tipike të këtij virusi apo kanë vetëm manifestim me pasqyrë më të lehtë klinike të tij. Ministri Venko Filipçe tha për Alsat se dallimet janë të mëdha ndërmjet këtyre kategorive dhe pacientëve që kanë pasqyrë të rëndë klinike. Por, sipas tij, sigurisht rreziku më i madh i infeksionit është në fazën kur virusi është në fazën e inkubacionit.

Marketing

Të gjithë mund ta bartin virusin dhe janë infektues për të tjerët, prandaj të gjithë vihen në izolim dhe të gjithëve u bëhet anketë për të detektuar kontaktet dhe pas vlerësimit të rrezikshmërisë dhe të kontakteve të tyre vihen në izolim. Ku është dallimi? Ata që janë vetëm asimptomatik rrinë në izolim 10 ditë, ata që kanë simptome 20 ditë sepse ashtu ishin rekomandimet e OBSH-së dhe analizat tona laboratorike në ASHAM që edhe nëse detektohet virusi nuk e ka atë fuqi të shkaktoj infeksione tek ndonjë person tjetër”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Mikrobiologët nga laboratori i ISHP-së thonë se numri kaq i lartë i asimptomatikëve me këtë tipologji të virusit ndikon në përhapjen e shpejtë të virusit.
Gjithmonë është cekur rëndësia e pacientëve aspimtomatik sa i përket CoVid-19 por edhe infeksioneve të tjera. Personi asimptomatik e shpërndanë infeksionin madje në mënyrë mund të themi se është më i rrezikshëm se ata me simptome për shkak se nga shoqëria ai nuk njihet si i sëmurë dhe lirshëm kontaktojnë nëpër kafeteri, nëpër vendet tjera ku mblidhen në masë dhe një person i tillë mund të infektoj më shumë njerëz”-pohoi Dukagjin Osmani, mikrobiolog.
Sipas OBSH-së, në nivel global rreth 21% e të infektuarve me CoVid-19 janë pa asnjë simptom, ndërkaq kjo shifër pritet të rritet në periudhën e virozëve siç është aktualisht në këtë valë të shtuar të vjeshtës.