Shkolla fillore komunale “Penestia” në Dibër, ka marrë 50 tabletë, donacion të Ramiz Maqelara, dibran i cili jeton dhe punon në SHBA.
“Tabletët janë dedikuar për nxënësit të cilët janë nga familjet në gjende të rëndë socio-ekonomike, si dhe për nxënësit në familjet e të cilëve ka më shumë se një nxënës dhe të cilët nuk kanë mundësi të sigurojnë kompjuterë për të gjithë. Në shkollën tonë mësimin në gjuhën shqipe dhe maqedone e ndjekin 980 nxënës, ndërsa sipas evidencës tonë 120 nxënës nuk kanë pajisje përkatëse përmes të cilit mund ta ndjekin mësimin onlajn”, deklaroi për MIA-n, Ajet Mullarexha, drejtor i kësaj shkolle
Shtoi se ky është donacion shumë i rëndësishëm dhe i mirëseardhur, në kohën kur mësimi, për shkak të pandemisë së Kovid-19 zhvillohet nga distanca dhe i cili do të ndihmojë shumë për zhvillim të suksesshëm të të njëjtit.
“Jemi shumë falënderues ndaj dhuruesit, i cili sinqerisht do t’i gëzojë fëmijët. Tani më kemi paralajmërim për donacion të dytë të tabletëve nga një mërgimtar i yni nga SHBA-ja”, theksoi Mullarexha.