Barcelona triumfon në Torino ndaj Juventusit

Barcelona e ka fituar kryendeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur 0-2 Juventusin në Torino të mërkurën mbrëma.

Marketing

Katalanët, kanë arritur të shfrytëzojnë mungesën e Cristiano Ronaldos te Juventus, për të marrë pikë të plota nga ky udhëtim.Ousmane Dembele i dha epërsinë e parë Juventusit.Sulmuesi francez shënoi në minutën 14’ të ndeshjes, pas një asistimi të Lionel Messit.

Argjentinasi u regjistrua edhe vetë në listën e golashënuesve, duke shënuar nga penalltia në minutën e 90′.Një fakt interesant nga kjo ndeshje ishte se Alvaro Morata shënoi tre herë, por të tre golat u anulua nga VAR.

Me këtë fitore Barcelona numëron gjashtë pikë dhe zë vendin e parë në grupin G