Nëse duan të fillojnë bisedimet me BE-në, Maqedonia e Veriut duhet të pranojë se identiteti dhe gjuha maqedonase kanë prejardhje bullgare, tha në një intervistë për Reuters, ministre e Punëve të Jashtme në Bullgari, Ekaterina Zaharieva.
Sipas Zaharievës, problem kryesor për Bullgarinë është se si të ndalojë kërkesat për njohjen e pakicës maqedonase në këtë vend.
“Shqetësimet tona burojnë nga pretendimet e pafund për pakicë maqedonase në Bullgari. Njohja e rrënjëve Bullgare do t’i japë fund kësaj. Ne nuk e kontestojmë të drejtën e tyre për vetëpërcaktim, as të drejtën për ta quajtur gjuhën e tyre si të duan. Jemi të gatshëm të riafirmojmë realitetet aktuale, por ata duhet të pranojnë të vërtetën historike,” ka thënë Zaherieva.
Opozita maqedonase kërkon nga qeveria që të jetë transparente me opinionin.
“Aspak nuk janë të sinqertë Bujar Osmani, Nikolla Dimitrov, Zoran Zaev dhe gjithë të tjerët në qeveri ndaj qytetarëve. Nuk i tegojnë të gjitha gjërat që bisedohen. Vlerësoj se së paku një herë duhet të jenë të sinqertë, të dalin dhe të tregojnë të gjitha temat që bisedohen me fqiun tonë Bullgarinë që qytetarët të mos jenë të manipuluar”, u shpreh Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
Ndryshe, presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev ditë më parë deklaruan se nuk do të negociojnë për çështjen e identitetit dhe gjuhës dhe se të dy vendet veçmë kanë nënshkruar marrëveshje për fqinjësi të mirë.