Kështu u shpreh në “Intervistën e Javës” në TVM2, infektologia e Klinikës Infektive në Shkup Arlinda Lloga Osmani. Sipas saj kjo situatë serioze dhe kritike do të mund të zgjatë deri në fund të stinës së dimrit nëse nuk ndërgjegjësohemi të gjithë.
„Nëse flasim për grup moshat në klinkën tonë do të kisha filluar se ato janë pacientët mbi 30 vjeç deri në 80 vjeç. Më herët kishim pasur raste më të ralla, mirëpo tani paraqiten rastet tek moshat pak më të reja të cilët janë me pasqyrë më të rëndë klinike”, u shpreh infektologia e Klinikës Infektive në Shkup Arlinda Lloga Osmani.
Tashmë nuk është sekret, shton Lloga Osmani, se shtretërit e lirë dita ditës po numrohen me gisht në këtë klinikë. Skenari më I keq I pandemisë në vendin tonë do të ishte atëherë kur personeli mjekësor nuk do të mund ti jep ndihmë të gjithë të sëmurëve për të cilën ajo vlerëson, se me implementimin e masave më rigoroze nuk do të vijmë deri aty. Për këtë arsye duhet menduar që të mos i kapërcejmë kushtet spitalore për kurim.
“Unë nuk besoj se do të lejohet që të vijë deri aty sepse tashmë filluar disa masa të merren, dhe do të shohim çfarë efekti do të japin ato, pastaj ndoshta do të ketë restrikcione tjera vetëm unë do të isha shumë të kënaqur në qoftëse nuk do të arrinim deri aty të na vendojnë orë policore ose karantin”, theksoi Lloga Osmani.
Nuk ka dyshime se në qoftë se qendrojmë të disciplinuar, nuk grumbullohemi, vendosim maska, mbajmë higjienën e duarve dhe dezifektojnë duartë shpesh, do të zvogëlohet dukshëm numri i të infektuarëve, vlerson Lloga Osmani.
“Është shumë e thjeshtë të mbahen maska kriurgjikale sesa maska oksigjenit 24 orë në ftyrë dhe të keni kujdes mos të largohet, ose mos e zënë gjumi pacienti, dhe ne gjithë kohës ti qendrojmë mbi kokë se mos ndoshta pacienti i ka ra maska, dmth shumë më e thjesht është të mbahen një maskë kirugjikale në momentin kur duhet, kur keni konakte me tjerët sesa maskën e oksigjenit të shtruar në spital në pamundësi për të pasur kontakete me të afërmit tuaj”, shtoi Lloga Osmani.
Lajmi i mirë në gjithë këtë situatë që po e përcjellin infektologët që nga përvoja e deritanishme e kurimit të pacientëve me “Covid- 19” tek ne nuk ka ndodhur që dikush që ka kaluar virusin korona, të infektohet për së dyti here.