Gjyqësori duhet të veprojë në mënyrë efikase dhe në duhet të gjejmë mënyrë se si ta bëjmë këtë edhe në këtë kohë pandemie. Kështu ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në intervistë për Radio Evropën e Lirë, ku ka shtuar se për momentin është vetëm ide mbajtja e seancave online.
“Me hapjen e temës për gjykim online kemi për qëllim të tentojmë ta mbajmë efikasitetin e gjyqësorit, por edhe ta rrisim, të mundohemi ta bëjmë drejtësinë të kapshme për qytetarët dhe të mundësojmë që në mënyrë praktike përbërja të vazhdojë të funksionojë edhe në këto kushte”, deklaroi Bojan Mariçiç, ministër i Drejtësisë.
Sa i përket kritikave rreth implementimit të ligjeve në praktikë, Mariçiç tha se në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore do të punohet më shumë për implementimin e tyre, pasi siç theksoi, nuk duhet lejuar që ligjet e mira të mbeten vetëm receta për veprim.
“Mendoj se më e rëndësishme se gjithçka është që në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të kemi njëfarë përparimi të dukshëm në kuptimin e planifikimit të aktiviteteve, përshpejtim të implementimit të ligjeve dhe drejtësi efikase të cilën qytetarët do ta shohin edhe si drejtësi të qasshme për qytetarët, deklaroi Bojan Mariçiç, ministër i Drejtësisë.
Mariçiq tha se si ministër pret nga pushteti gjyqësor që, për aq sa mundësojnë ligjet, të jenë më transparent ndaj opinionit, me qëllim që të rritet besimi i qytetarëve ndaj këtyre organeve gjyqësore dhe të ulet perceptimi për korrupsion eventual apo çfarëdo qoftë tjetër ndikimi.