Përfundoi trajnimi për planifikim strategjik në AZGJ

Si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes AZGJ-së dhe Misionit të
OSBE-së në Shkup, në selinë e AZGJ-së përfundoi trajnimi triditor online
për planifikim strategjik.

Trajnimi i realizuar ka për qëllim forcimin e burimeve njerëzore në
AZGJ, zhvillimin e kapacitetit profesional dhe rritjen e efikasitetit në
arritjen e qëllimeve dhe planeve të përcaktuara të punës, duke krijuar
plan strategjik cilësor dhe gjithëpërfshirës të punës.
Në aspektin përmbajtësor, trajnimi përfshiu prezantime nga ekspertë të
fushës së planifikimit strategjik, të shoqëruar me ushtrime praktike për
pjesëmarrësit në trajnim. Gjatë trajnimit u shpjeguan konceptet kryesore
të planifikimit strategjik; analiza organizative dhe metodologjia e
planifikimit strategjik; zhvillimi institucional dhe ndryshimi
organizativ; vizioni/misioni i organizatës; analiza e mjedisit; krijimi
i instituciogramit; analiza SWOT; përcaktimi i qëllimeve strategjike;
përmbajtja dhe formati i planit strategjik si dhe elemente në pjesën e
planifikimit financiar dhe operacional.

Mbështetjen që e mundësoi Misioni i OSBE-së në Shkup për realizimin e
trajnimit, ka rëndësi të madhe për AZGJ-në dhe në praktikë vërteton
marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin e mirë ndërmjet të dy
palëve, të cilat shpresojmë të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Marketing