BDI dënon sulmin terrorist në Vjenë dhe ndanë dhimbjen me shtetin mik AustrinëBashkimi Demokratik për Integrim tërësisht dënon aktin terrorist në Vjenë në të cilin humbën jetën persona të pafajshëm.
Në këto momente të vështira për popullin austriak, ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin mik të Austrisë.
Bashkimi Demokratik për Integrim thekson se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e saj janë përkrah Austrisë dhe aleatëve ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.
Austria dhe në veçanti Viena janë nikoqirë të shumë familjeve nga Republika e Maqedonisë së Veriut të cilëve vazhdimisht u ka ofruar mundësi të barabartë në të gjitha fushat e jetës, ndërsa kontributi i shtetit austriak në rajon është i jashtë zakontë.
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të kësaj ngjarjeje të tmerrshme dhe me këtë rast përsërit qëndrimin se ekstremizmi i dhunshëm nuk ka dhe nuk do të ketë vend asnjëherë në shoqërinë tonë dhe që i njëjti duhet ç’rrënjosur.
Me respekt,
Bashkimi Demokratik për Integrim