Drejtoresha e DAP -it Sanja Llukarevska dhe zv/ drejtori Abdulselam Selami , njoftojnë se në prag të sjelljes së Ligjit për mbështetje financiare të punëdhënësve nga sektori privat të goditur nga kriza ekonomike – shëndetësore e ndikuar nga virusi covid-19, për shkak tē pagesës së rrogave për muajt 1️⃣0️⃣, 1️⃣1️⃣dhe 1️⃣2️⃣ të vitit 2️⃣0️⃣2️⃣0️⃣, Drejtoria e të hyrave publike e përpiloi sistemin ❗ e-Tatime për të parashtruar Kërkesë për mbështetje financiare të punëdhënësve për pagesë tē rrogave dhe menjēherë pas sjelljes së ligjit dhe aktit nënligjor, do ta shpall dhe do ta vendos formularin Kërkesë për mbështetje financiare për pagesë të rrogave të punëtorëve në sistemin ❗ e -Tatime për parashtrim pa pengesë të punëdhënësve.
➡️Duke pasur parasysh faktin se ligji ende nuk është sjellur si dhe afati i shkurtër për parashtrimin e kërkesës për mbështetje financiare për pagesën e rrogave të punëtorëve, punëdhënësit të cilët kanë mundësi për pagesë të rrogës, tē njëjtën mund ta bëjnë menjëherë, dhe pas sjelljes së ligjit do të kenë mundësi të parashtrojnë kërkesën dhe të bëjnë korrigjimin e formularit MPIN për shfrytëzim të mbështetjes financiare për pagesën e rrogave.
➡️ Kërkesa për mbështetje financiare të punëdhënësve për pagesën e rrogave do të parashtrohet deri te DAP përmes sistemit e-Tatime, ndërsa DAP në afat prej 3 ditēve do ta kontrollojë dhe konfirmojë kompletimin e kërkesës.
✅Punëdhënësi me kërkesë të kompletuar, për punëtorët për të cilët kërkon mbështetje financiare, në grafën 3.4b nga përllogaritja mujore për pagesë integrale (formular MPIN) duhet të shton kodin 5001, ndërsa punëdhënësi i cili ka mundësi në tënjëjtën kohë të shfrytëzon edhe masë tjetër për subvencionim të të ardhurave sociale e shtyp kodin pērkatës për lirim dhe të njējtin e kombinon me kodin 5001.
Pas përpunimit tëformularit MPIN, Drejtoria e të ardhurave publike do ta informojë punëdhënësin-kërkues i mbështetjes financiare për shumën totale të mbështetjes financiare e cila do ti paguhet për muajin përkatës.
➡️Pas miratimit tē ligjit nga ana e Kuvendit të RMV-së, Drejtoria e të hyrave publike në pres konferencë do ti sqarojë detajet nga Ligji, gjegjësisht kushtet për shfrytëzimin e mbështetjes financiare , mënyrën dhe afatet për pagesë të mjeteve financiare të punëdhënësve, mënyrën e kthimit të mjeteve, por edhe për dënimet për thyerje të dispozitave të ligjit.
➡️ Për të gjitha pyetjet rreth pakos së katërt të masave të antikrizës, Drejtoria e të hyrave publike i fton qytetarët të drejtohen në emailin:
[email protected] si dhe në kontakt personat në drejtoritë regjionale të publikuar në web faqen zyrtare të DAP.
Shih linkun:
http://www.ujp.gov.mk/mk/javnost/soopstenija/pogledni/