Kovid 19, ISHP: 70% më shumë infektime në një javë

Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik për periudhën 26 tetor-1 nëntor, tregon një rritje prej 23.6 përqind të testimeve për praninë e SARS-CoV-2. Në këtë periudhë janë testuar gjithsej 17,299 materiale në laboratorët kovid.

Marketing

Rritja e numtir të testeve, rezultoi edhe me rritjen e rasteve të reja pozitive madje për 70.1%, krahasuar me javën e kaluar.

Në 35 qytete të vendit janë regjistruar 5.800 raste të reja. Shumica e rasteve të regjistruara janë akoma nga Shkupi (2,690 apo 46,4%).

Personat e infektuar  janë regjistruar nga të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është 30 deri 39 vjeç (1283 apo 22.1%).  Pas tyre, me 20,2% është grupmopsha mbi 60 vjeç .  18,8% janë të grupmoshës 40-49 vjec  , 18,2% të gupmoshës  50-59 vjec  . 14.9%) të moshës  20-29 vjec  Numri më i ulët është regjistruar te fëmijët nga 0 në 9 vjeç (94 apo 1.6%) dhe nga 10 në 19 vjeç (243 apo 4.2%).

Sa i përket shpërndarjes ne baze gjinore, janë regjistruar 2,793 (48.2%) femra dhe 3,007 (51.8%) meshkuj. Nga rastet, 839 ose 14.5% janë ekzaminuar në mënyrë epidemiologjike.

Nga 21 qytete u raportuan 88 vdekje, që është një rritje prej 4.8% në krahasim me javën e kaluar. Prej tyre, 70 ishin mbi 60 vjeç, 12 persona të moshës 50 deri 59 vjeç, katër vdekje u raportuan nga grupmosha 40 deri në 49 vjeç dhe një secili në grupmoshat nga 30 në 39 vjeç dhe nga 20 në 29 vjeç . Nga vdekjet, 81 ose 92% janë hetuar në mënyrë epidemiologjike.