Donald Trump dhe rivali i tij për president të SHBA, Joe Biden, janë në një diferencë të ngushtë votash. Sipas projeksioneve, Biden deri më tani ka marrë 238 vota elektorale, ndërsa Trump me 213.
Shtetasit amerikanë kanë votuar masivisht për të zgjedhur kandidatin e tyre që do i përfaqësoi mandatin e ardhshëm.
Mësohet se këto zgjedhje kanë regjistruar pjesëmarrjen e tyre më të lartë në zgjedhjet presidenciale që nga viti 1900.
Mbi 67% e votuesve në Shtetet e Bashkuara kanë marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2020, duke shënuar pjesëmarrjen më të madhe në mbi 100 vite, njoftoi New York Times.
Hera e fundit që pjesëmarrja tejkaloi 67% ishte në zgjedhjet e 1900 me 73.2% të popullsisë që votuan.
Në 2016, 59.2% e votuesve morën pjesë në zgjedhje ndërsa pjesëmarrja më e madhe e shekullit 21 u pa në zgjedhjet e 2008 kur arriti në 57.1%.
Rikujtojmë gjithashtu se në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Hillary Clinton fitoi 2.87 milion vota më shumë sesa Donald Trump. Ndërsa Joe Biden është në avantazh me 2.2 milion vota –dhe gjasat tregojnë se shifrat do vazhdojnë të rriten.
Ende nuk janë numëruar të gjitha votat, por Trump në këtë pikë do të përpiqet të fitojë Miçiganin dhe Pensilvaninë, të cilat konsiderohen shtete kyçe.