Kreu i BFI-së: Islami dënon sulmin terrorist në Vjenë

Terrori dhe dhuna asnjëherë nuk kanë pasur as fe dhe as etni dhe si të tilla gjithmonë kanë qenë të dënuara, sepse vetë Islami është fe e Paqes dhe dënon çdo akt të dhunës mbi qenien e gjallë. Kështu ka deklaruar Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Shaqir ef. Fetai në një reagim pas sulmit terrorist në Vjenë. Ai ka ngushëlluar familjen Vrenezi nga Veleshta e Strugës, biri i së cilës është  njëri ndër viktimat.

Marketing

‘Shprehim ngushëllimet tona të thella familjes së të ndjerit në këto momente të rënda. Edhe ky akt makabër terrorist tregon se terrorizmi nuk ka as fe e as komb’ thuhet në reagimin e kryetarit të BFI-së në të cilin vlerësohen lartë policët me kombësi shqiptare që u përfshinë në operacionin e së hënës mbrëma në rrugët e Vjenës: ‘Policët shqiptarë na e zbardhën fytyrën në këtë kohë zie.

SHAQIR EF. FETAHU – KRYETAR I BFI-së

Tre nga policët që luftuan kundër sulmuesve të Vjenës ishin shqiptarë. Ata u bënë ballë plumbave të sulmuesve që ngritën dorë mbi jetën e njerëzve të pafajshëm, duke vrarë dy gra dhe dy bura, e duke plagosur shumë të tjerë. Terrori dhe dhuna asnjëherë nuk kanë pasur as fe dhe as etni dhe si të tilla gjithmonë kanë qenë të dënuara, sepse vetë Islami është fe e Paqes dhe dënon çdo akt të dhunës mbi qenien e gjallë.

Zbardhja krejtësisht e kësaj ngjarje, mbetet obligim dhe prioritet i organeve të brendshme të Austrisë dhe tërë Evropës, për gjetjen dhe dërgimin para drejtësisë të personave që kanë urdhëruar, planifikuar dhe mbështetur këtë sulm në kryeqytetin e një shteti që historikisht i ka mbështetur shqiptarët,’- thuhet në reagimin e Kreut të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Shaqir Efendi Fetai.