A e nxit stresi sëmundjen e diabetit?

Diabeti është një sëmundje e trashëgueshme, por ai shkaktohet edhe nga zgjedhjet e gabuara në stilin e jetesës.

Në vitin 2014, numri i njerëzve të diagnostikuar me sëmundjen e diabetit arriti në 422 milion. Ajo është në rritje në veçanti në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, shkruan “TopChannel”.

Marketing

Diabeti është një nga shkaktarët kryesorë të verbërisë, problemeve me veshkat, sulmit në zemër, sulmit në tru dhe amputimit të gjymtyrëve, transmeton lajmi.net.

Stili i papërshtatshëm i jetesës mund të shkaktoj diabeti, këtu përfshihet ushqyerja e keqe, duhani dhe mungesa e aktivitetit fizik. Një studim i fundit, ka nxjerrë konkluzionin se stresi është një kontribues i rëndësishëm në shfaqjen e diabetit.

Stresi Psikologjik Dhe Diabeti

Në ditët e sotme, njeriu është i stresuar në shumicën e kohës. Problemet financiare, trafiku, shqetësimet në punë e në familje mund të jenë shkaktarë të njëpasnjëshëm të stresit.

Stresi kronik është fajtor për prishjen e ekuilibrave të organizmit duke e bërë atë më të brishtë. Niveli global i stresit nuk është e njëjtë në çdo shtet apo shoqëri, megjithatë shkencëtarët kanë vënë re se vendet në zhvillim janë më të prekura nga stresi.