Bullgaria drejt bllokimit të negociatave BE-Maqedoni e Veriut

Bullgaria nuk e pranon kornizën negociuese të Bashkimit Europian me Maqedoninë e Veriut, që pritet të diskutohej në 17 nëntor. Kjo kornizë pritet të shënojë nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Përmes një letre dërguar KE-së, ministria e Jashtme e Bullgarisë thekson se korniza negociuse nuk sigurojnë plotësimin e kërkesave të Bullgarisë:

Marketing

“Deklarata nuk paraqet një instrument ligjërisht të detyrueshëm dhe nuk siguron garancitë ligjore të kërkuara nga Bullgaria. Korniza negociuese me kërkesat tona mund të miratohet në një fazë të mëvonshme, por pa të, negociatat e anëtarësimit nuk mund të fillojnë.”

Edhe më herët, Bullgaria ka lënë të kuptojë se mund të bllokojë hapjen zyrtare të bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, nëse nëse nuk merren parasysh shqetësimet e saj rreth gjuhës dhe historisë. Sipas Bullgarisë kombi dhe gjuha maqedonase kanë lindur në vitin 1945 dhe se kanë rrënjë bullgare, ndaj duhet ta pranojnë publikisht këtë.