Rritja e numrit të të infektuarve të rinj me Covid 19 në Gostivar, ka çuar autoritetet shëndetësore të përshpejtojnë rregullimin e ish repartit të dializës për Covid Qendër dhe e njejta është lëshuar në përdorim. Kjo qendër e re ka 8 shtretër.
Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi bënë të ditur se aty do të trajtohen pacientët me simptoma më të lehta, ndërsa rastet e rënda do vazhdojnë të trajtohen te Reparti Infektiv, ku aktualisht 6 pacientë trajtohen me oksigjen.
“Nga dita e hënë, spitali i Gostivarit parasheh edhe njëri krah i repartit internistik të pranon pacientë me koronavirus. Është zgjedhur ky repartë, pasi i njejti posedon oksigjeno – terapi. Aktaulisht reparti infektiv në Gostivar është i mbushur deri në shtratin e fundit” – u shpreh Drejtori i spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi.
Drejtori Jakupi tha se punohet intensivisht që çdo pacientë të marrë trajtimin e duhur, për çka është rritur edhe personeli shëndetësorë.
Përndryshe, në Gostivar me rrethinë nga fillimi i pandemisë 1.371 persona janë prekur nga koronavirusi, ndërsa 340 janë aktiv.
Deri tani si pasojë e Covid 19, 63 persona e kanë humbur jetën në Gostivar.