Trump nuk pranon Biden si fitues: Të hënën në gjykatë

Donald Trump nuk po dorëzohet dhe duket se nuk do të pranojë Joe Biden si fitues të zgjedhjeve presidenciale.

Marketing

Ai ka njoftuar se ditën e hënë fushata e tij do t’i drejtohet gjykatës, çka lë të kuptojë se beteja zyrtare për Shtëpinë e Bardhë do të zgjasë.

“Ne të gjithë e dimë pse Joe Biden po nxiton të paraqitet në mënyrë të gabuar si fitues dhe pse aleatët e tij të medias po përpiqen kaq shumë ta ndihmojnë atë: ata nuk duan që të zbulohet e vërteta. Fakti i thjeshtë është që këto zgjedhje nuk kanë mbaruar. Nga e hëna fushata jonë do të nisë ndjekjen e çështjes në gjykatë për të siguruar që ligjet zgjedhore të përkrahen plotësisht dhe fituesi i ligjshëm të shpallet”, tha Trump.