Hillary Clinton: Faqe e re për Amerikën, biletë që shkruan historinë!

Ish-sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton ka reaguar pas triumfit të Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Marketing

Clinton me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se votuesit kanë folur dhe kanë zgjedhur të preferuarit e tyre.

Sipas saj, kjo është një “biletë” që do ta shkruaj historinë për SHBA-të dhe një refuzim për Trumpin.

“Votuesit kanë folur dhe ata kanë zgjedhur Joe Biden dhe Kamala Harris të jenë presidenti dhe nënpresidenti ynë i ardhshëm,” shkroi Klinton në Twitter.

“Është një biletë historike, një refuzim i Trump dhe një faqe e re për Amerikën. Faleminderit të gjithëve që ndihmuan për të realizuar këtë. Tutje, së bashku”, ka shkruar ajo.