U infektua me COVID-19, ndërron jetë Koço Devole

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare, aktori i humorit, Koço Devole.

Marketing

Artisti gjendej prej disa ditësh i shtruar në spital si pasojë e infektimit me koronavirus. Më 31 tetor ai mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish për t’u futur në intubim. Ajo çka e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte fakti se Devole vuante nga leucemia.

Një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar, me një gamë të gjerë rolesh, në filma dhe komedi, Devole gjithashtu ishte karikaturist, skenarist si dhe regjisor.

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekrane janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Devole ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomedite: Çanta e zeze 1986, Të gjallë apo të vdekur 1996, Çanta me nje milion 1993, Nje dite i cmendur 1995, Pushime në Romë 1996, Tre shoke pa sherbyesen 2001, Karafili dhe Kleopatra 2001, Milioneri 2005, Na ishte njehere Shqipëria 2009.

Vitet e fundit Koço Devole ka punuar si skenarist në emisionin “Fiks Fare”. Gjithashtu, Koço Devole eshte autor dhe regjisor i shume spektakleve skenike.

Mgid