Kryetari i Demir Hisarit infektohet me coronavirus

Kryetari i Komunës së Demirit, Hisar Marjançe Stojanovski njoftoi mbrëmë se është pozitiv për Covid 19.

Marketing

“Përkundër të gjitha masave të rekomanduara nga institucionet kompetente shëndetësore për mbrojtjen dhe parandalimin e coronavirusit, ku unë vazhdimisht i kam respektuar dhe zbatuar plotësisht ato, pas testit të sotëm për Covid-19, unë jam pozitiv”, shkroi Stojanovski

Ai shton se nga sonte do të jetë në izolim dhe do të kryejë të gjitha detyrat zyrtare dhe aktivitetet e punës nga shtëpia dhe u bëri apel qytetarëve që të qëndrojnë të disiplinuar dhe të ndërgjegjshëm, në mënyrë që të largojnë pandeminë.