Sipas dinamikës së tanishme, pritjet janë që vaksinën kundër Covid-19 ta marrim dy muajt e parë të vitit të ardhshëm, në janar ose shkurt, tha ministri Venko Filipçe. Аi theksoi se është optimist se dy vaksina për kohë të shkurtë do të marrin aprovimin për përdorim.
“Edhe kompania e dytë pas kompanisë AstraZeneca, kompania Pfizer ka aplikuar për leje për përdorim në Agjencinë Evropiane për Ilaçe, kjo procedurë zakonisht zgjat disa muaj, kur të mbarojnë të gjitha fazat klinike të testimit, nisin procedurat administrative. Besoj se do të japin leje me të ashtuquajturën, procedurë urgjente dhe se deri në Vitin e Ri do të marrin leje dy vaksinat për distrubuim”, tha Filipçe