Hoxha: Së shpejti Policia Pyjore do të pajiset me uniforma të reja

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha informoi se prokurimi publik ka përfunduar, i cili duhet të sigurojë uniforma të reja për punonjësit e Policisë Pyjore. Përveç kësaj, disa masa specifike janë ndërmarrë nga Ministria për të përmirësuar kushtet e punës së policisë pyjore në mënyrë që të parandalojë prerjet ilegale të drunjëve.

Marketing

“Prokurimi publik për uniformat ka mbaruar, nuk e di se cili është rezultati, por këto ditë do të ketë njoftim publik. Pas kaq shumë vitesh, Policia e Pyjeve do të pajiset me uniforma të reja. Disa kohë më parë Policia Pyjore u funizua me pajisje dhe këpucë të reja që nuk i kishin më parë. Pra, ne jemi të angazhuar plotësisht në përmirësimin e kushteve të tyre të punës. Ne tashmë kemi kërkesa edhe për pajisjen e njësive rajonale dhe unë besoj se ky problem do të vihet nën kontroll dhe ata do të jenë në gjendje të punojnë normalisht”, ka thënë ministri Arjanit Hoxha nga Zhelina e Tetovës, ku mori pjesë në fushatën e pyllëzimit “Fryma për të ardhmen”, në bashkëpunim me ambasadën e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Komunën e Zhelinës dhe Agjencinë turke për bashkëpunim dhe koordinim TIKA.

Lidhur me veprimin e Policisë Pyjore në terren, Hoxha theksoi se lufta e pa kompromis kundër prerjeve ilegale të drunjëve vazhdon dhe se ekziston koordinimi me të gjitha institucionet e përfshira në këtë çështje.

Marketing