Lista Shqiptare “Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj” sipas gjitha gjasave nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re të Malit të Zi, pasi që mandatari i ka refuzuar gjysmën e kërkesave programore të Listës Shqiptare, njofton CdM.
Rikujtojmë se par disa javësh, mandatari Krivokapic dhe Lista Shqiptare kishin deklaruar se kërkesat programore ishin pranuar.
Sipas burimit të CdM, njëri ndër liderët e Listës Shqiptare Nik Gjeloshaj, para dy ditësh ishte takuar me mandatarin Krivokapic, dhe se Listës Shqiptare i është ofruar Zëvëndës-Kryeministri i cili njëkohësisht do të ishte edhe Ministër i drejtave të njeriut dhe pakicave, por që gjysma e kërkesave programore është refuzuar.
Rikujtojmë se në takimin e parë në mes te Listës Shqiptare dhe mandatarit Krivokapic, Listës i ishte ofruar Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave si dhe Ministria e Turizmit.
Ndërkaq, end nuk ka asnjë informacion pse u bë një kthesë mbrapa e asaj që ishte dakorduar.
/MALESIA.ORG/