Hoxha: Së shpejti uniforma të reja për policinë e pyjeve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha informoi se ka mbaruar furnizimi publik me të cilin duhet të sigurohen uniforma të reja për punonjësit në Policinë Pyjore.

Marketing

Përveç kësaj, janë ndërmarrë disa masa specifike nga Ministria për t’i përmirësuar kushtet e punës së policisë pyjore në mënyrë që të parandalohen prerjet ilegale.

“Furnizimi publik për uniformat ka mbaruar, nuk e di se cili është rezultati, por këto ditë do të ketë një njoftim publik. Pas kaq shumë vitesh, Policia Pyjore do të marrë uniforma të reja. Para ca kohësh ajo mori pajisje dhe këpucë të reja që nuk i kishte më parë. Kështu që të punojmë posaçërisht në përmirësimin e kushteve të tyre. Ne tashmë kemi kërkesë për organizatat për pajisjen e njësive rajonale dhe unë besoj se ky problem do të vihet nën kontroll dhe ata do të jenë në gjendje ta realizojnë punën e tyre pa ndërprerje”, deklaroi Ministri Arjanit Hoxha nga Zhelina e Tetovës ku mori pjesë në fushatën e pyllëzimit “Frymë për të ardhmen – dita e pyllëzimit”.

Lidhur me veprimin e Policisë Pyjore në terren, Hoxha theksoi se lufta pa kompromis kundër prerjeve ilegale vazhdon dhe se ka koordinim me të gjitha institucionet e përfshira në këtë çështje.