Kruja është aktualisht qyteti më i vizituar nga turistët. Emisioni “Opinion” është ndalur në disa nga pikat më interesante të qytetit, që në fakt ruan pak gjurmë nga qyteti i hershëm, i miksuar më pas me ndërtimet e komunizimit dhe ndërtime pa ndonjë arkitekturë të veçantë të viteve të mëvonshme.
Ajo që duket se e bën qytetin veçanërisht tërheqës për turistët janë 2 pazaret: Pazari aktual dhe dhe pak më tutje pazari i vjetër i cili ka ruajtur rreth 1/3 e lavdisë së pazarit të dikurshëm.
Historia e Krujës është shumë më e herët, por duket se merr shkëlqimin e saj në vitin 1443, me mbërritjen e Gjrgj Kastrioti, Skënderbeurt.