108 të prekur me COVID kanë rezultuar në burgun e Diavata në Greqi, ndërsa humbi jetën një i burgosur 69-vjeçar i cili ishte i sëmurë dhe ishte trajtuar në spitalin “Papageorgiou” në Selanik .
69-vjeçari vuante nga sëmundjet të tjera dhe u shtrua në spital disa ditë më parë , ku iu nënshtrua një testi dhe doli pozitiv.
Sipas medias greke, shumica e të burgosurve janë asimptomatike, ndërsa burgu është i ndarë në tri zona.Në njërën po mbahen ata pozitivë, në të dytën negativët dhe në të tretin të gjithë të tjerët, të cilët nuk janë testuar, por nuk tregojnë ndonjë simptomë.