Në dy javët e ardhshme pritet që masat e reja restriktive të japin efekt dhe kështu pritet të stabilizohet numri i të infektuarve me koronavirus.
“Presim që para nesh të jetë periudha …javën e ardhshme ose pas dy jave, në të cilat definitivisht do të shohim efektet e masave restriktive. Presim që numri i personave të sapodiagnostikuar në këtë periudhë të stabilizohet, dhe në periudhën e ardhshme numri të zvogëlohet”, tha mes tjerash ministri FIlipçe pas vizitës së tij në spitalin e Gostivarit.