Rrahja, goditjet me shufra gome e druri, me karrige metali, grushtimi e shqelmimi nga maja e kresë deri në maje të gishtave. Më hidhnin nga njëri skaj i zyres në tjetrin. M’i shkulnin flokët dhe mjekrën. Sa herë thirrte ezani i lartësuar nga minereja e xhamive të shumta të Prizrenit, më “përpunonin” special; këtë ma thoshin gjatë dhe pas çdo ezani. Nga dy-tre, katër, pesë prej tyre, … sikurse bisha të egra, nuk e di sa, shumë! Pasi lodheshin, vinte ekipi tjetër i çlodhur nga KAMP-i (Motel) Prizreni, në krye të tyre thuajse gjithnjë ishte Dragan Zariq nga Beogradi, specialist ndërkombëtar për aferat e armëve, apo siç e quante ai veten “naj.beniji udbash u Jugoslaviji” (Udbashi më nënë.imë në Jugosllavi). Për të mund të thuhet: satrap, i pashpirt, idiot, skizofren, sadist. Kërkonte rrjetin e grupit tim, kush është mbi mua dhe nën mua, kërkonte t’i sqarojë të gjitha kontaktet e mia si sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, si kryetar i Shoqatës së Ulemave për Kosovë …., si anëtar Rijaseti të RSFJ-së në Sarajevë, si autor e publicist, kërkonte tI sqaroj lidhjet që i kisha pasur me LDK-në në Prizren, me Alija Izetbegoviqin, kontaktet e mia me dy delegacione nga Irani, Turqia, etj. Kush qëndron pas meje? Kush, si, çka, kur, nga, pse, prej, ç’dëshiron, ç’planifikon; këtu nuk është Arabia, Turqia…, [këtu është drzhava Srbija, zemra dhe shpirti i Serbisë, do të të vrasim sonte, do të të zhdukim, do ta arrestojmë tërë familjen, madje, këtu i ke, po e dëgjon vajin e fëmijëve në skaj të korridorit; do të kalbesh në burg tërë jetën, ti je terrorist, ti je fundamentalist, të ka mashtruar Rugova, Berisha, Reisi i Bashkësisë Islame të Jugosllavisë; pse ti je kundër muftisë së Beogradit etj etj.
Përkundër të gjitha këtyre që më shkaktuan mua dhe popullit tim, unë nuk i urrej ata por ndjej keqardhje për të keqen që është e mbëltuar në brendi të qenies së tyre. Unë nuk ndjej as nevojë për hakmarrje as zemërim kundër tyre, sepse i shoh si popull monstrum, i cili ka nevojë të mjekohet e shërohet.
Marrë nga faqja e tij e facebookut, i cili po shkruan për një dokument që qarkullon në rrjetet sociale e që ka të bëjë me Shaqir Fetauhun.
Ndryshe, zyrtarisht sot Myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu ka shpallur kandidaturët e tij për Reis të BFI-së.