Ruskovska: Nga gazetarët kam mësuar për dëshminë e Ahmetit në rastin “Regjistrimi”

Kreu i Prokurorisë për Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, tha se ajo kishte mësuar nga mediat për intervistimin e e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, në lidhje me rastin “Regjistrimi”.

Marketing

Në paraqitjen e saj të sotme në emisionin “360 Gradë” në Alsat, Ruskovska tha se edhe pse si lënda mund të transferohet në Prokurorinë për Krim të Organizuar, aktualisht nuk ka detaje rreth rrjedhës së hetimit.

“Ai u thirr për bisedë nga një kolege nga ish PSP dhe u intervistua në ambientet e ish PSP-së, kështu që sinqerisht, unë nga ju gazetarët jam informuar se ai ishte thirrur për bisedë, dhe që më pas ishte ndryshuar termini. Sinqerisht, unë nuk kam pasur asnjë informacion në lidhje me këtë”, tha Ruskovska.