Me mbështetje financiare nga SHBA-ja do të zgjerohen kapacitetet e Klinikës për hematologji

Me mbështetje financiare në vlerë prej 800 mijë dollarëve nga Komanda evropiane të Armatës së SHBA-së do të zgjerohen kapacitetet për hospitalizimin e pacientëve të Klinikës universitare për hematologji në Shkup, raporton Koha.mk

Marketing

Me këtë investim tërësisht do të rrumbullakoset procesi i ripërtëritjes së kushteve hapësinore në kuadër të Klinikës të filluar në vitin 2017. Mbështetja financiare realizohet përmes Ambasadës së SHBA-së në vend.

Me këtë rast, siç është paralajmëruar, sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ambasadorja amerikane në vend Kejt Mari Bërnz do ta vizitojnë Klinikën për hematologji me çka praktikisht edhe do të fillojnë aktivitetet ndërtimore për zgjerimin e Klinikës. (koha.mk)