Epidemiologët: Të prekurit me “Kovid19”, po i fshehin kontaktet

Epidemiologët vlerësojnë se sjellja e pa përgjegjshme e personave të prekur nga kovid 19, është shkaktar i valës vjeshtore të virusit. Kovid pacientët po i fshehin kontaktet dhe nuk po e respektojnë inzolimit, thonë epidemiologët.

Marketing

Sipas tyre një pjesë e personave që kanë rezultuar me kovid 19, deklarohen se nuk kanë qenë në kontakt as me familjarët e rrethit të ngushtë.

“Një pjesë e këtyre të sëmurëve i fshehin kontaktet, nuk duan ti tregojnë sidomos anëtarët e familjeve të tyre që kanë biznes privat. Prandaj del se nuset nuk flasin me verrat, e madje ndodh që edhe burri dhe gruaja të pretendojnë se nuk kanë pasur kontakte edhe pse jetojnë në shtëpi të njejtë” – tha epidomilogia, Jovanka Sturlakova-Koroveshoska.

Një pjesë e këtyre pacientëve po rrezikojnë edhe punëtorët shëndetësorë pasi shkojnë në mjek pa treguar se janë pozitiv me kovid 19, duke ndikuar që të rritet numri i personelit mjeksor të prekur nga virusi.

“Të njejtit që të bëjnë analiza në laborator, vijnë me transport publik, apo taksi, pa u treguar institucioneve shëndetësore se janë kovid pozitiv” – u shpreh Koroveshoska.

Problem tjetër janë edhe rastet asimtomatike, apo ata me simptome të lehta të cilët nuk e respektojnë masën e izolimit, edhe pse në familjet ku ka persona kovid pozitiv, e tër familja duhet të izolohet, si masë preventive për mos përhapjen e virusit.