10 pacientë kanë humbur jetën në Rumani si pasojë e një zjarri që shpërtheu këtë të shtunë në një spital në Piatra Neamt. Ndërsa, shtatë pacientë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Zjarri ka rënë në njësinë e kujdesit intensiv, ku po qëndronin pacientët e infektuar me koronavirus.
Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione se çfarë e shkaktoi zjarrin.
Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.