Covid-19, Shkupi dhe Tetova me numrin më të madh të rasteve aktive

Të dhënat e publikuara dje nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se përveç se në Shkup, edhe në Tetovë ekziston një numër i lartë i të infektuarve me koronavirus.

Marketing

Numri i rasteve aktive është i lartë në shumicën e qyteteve të Maqedonisë.
Aktualisht 8.254 raste aktive ka në kryeqytet dhe 1.051 raste aktive në Tetovë.

Prilepi ka 878 raste aktive, ndërsa Kumanova 821 rast aktiv me coronavirus.

Gati çdo ditë në Maqedoni regjistrohen mbi 1.000 persona të infektuar.