Tragjedi në Zvicër: Humb jetën nga goditja e trenit 15 vjeçari me prejardhje nga Kosova

Pak pas orës 8:00 të mëngjesit, teksa t të rinj po prisnin që treni të kthehej në Neuchâtel në Zvicër, një 15-vjeçar u largua nga grupi dhe u drejtua për në shina.

Ai nuk e vuri re hyrjen e një treni të Transportit Publik Freiburg në stacion dhe u godit nga pjesa e përparme e automjetit, tha policia kantonale e Fribourg në një deklaratë. Raportohet se i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të shkaktuara nga goditja e trenit.

Marketing

15 vjeçari i goditur nga treni është me prejardhje nga Kosova. Bëhet fjalë për të riun Ardian Ramadanin,nga Komuna e Malishevës.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Postimi i plotë:

Sot, në mesditë na tronditi lajmi i rëndë për ndarjen nga jeta e të riut Adrian Ramadani nga Panorc.
Ai, humbi jetën tragjikisht mbrëmë në një qytet në Zvicër. Ndarja nga jeta e tij, na tronditi pa masë. Solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen me familjarët e Adrianit, dhe do të ju qëndrojmë afër në përballimin e kësaj dhimbje të madhe. Në emër të Komunës së Malishevës, ju shprehim ngushëllime familjes Ramadani dhe të afërmëve të tyre.