Shqipëria ka dalë me 3 pikë nga fitorja 3-1 përballë Kazakistanit në stadiumin “Air Albania”. Kjo është fitorja e dytë e Shqipërisë në grupin e saj, e cila tashmë do të përballet me Bjellorusinë.
Në ndeshjen e 18 Nëntorit në Tiranë, Shqipëria do të kërkojë 3 pikët e vlefshme për ta çuar direkt në fazën Play-Off të Ligës së Kombeve.
Bjellorusët vijnë me avantazh pasi mbajnë kreun e grupit me 10 pikë dhe u mjafton një fitore ose dhe barazim për të siguruar kualifikimin.