Shtrenjtohet bileta e autobusit për relacionin Shkup-Kumanovë

Prej sot bileta e autobusit për relacionin Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas është shtrenjtuar. Në vend se 100 denarë siç ishte deri dje, tani qytetarët duhet të paguajnë 120 denarë, gjegjësisht 20 denarë më shumë.

Marketing

Disa qytetarë të cilët vlerësojnë se në këtë periudhë nuk duhet rritur çmimi i biletave u ankuan në redaksinë e TV21, duke bashkangjitur edhe foto. TV21 drejtoi pyetje në stacionet e autobusëve, nëse planifikojnë të shtrenjtojnë edhe biletat për drejtimet e tjera.