Të mërkurën finalja për kuqezinjtë, Shqipëria me mungesa përballë Bjellorusisë

Pas fitores me Kazakistanin, kombëtarja shqiptare ka nisur menjëherë punën për sfidën vendimtare me Bjellorusinë ku 3 pikët janë detyrim për vendin e parë në grup. Aktualisht kuqezinjtë ndodhen në kuotën e 8 pikëve , 2 më pak se Bjellorusia, për këtë arsye, nuk do të kërkojnë asnjë rezultatet tjetër përveç fitores.

Marketing

Mungesë e rëndësishme për teknikun Edi Reja do jetë ajo e Amir Abrashit. Mesfushoi i Hamburgut u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën me Kazakistain dhe plotësoi numrin për të mos qenë prezent në takimin vendimtar të së mërkurës ndërsa vendin e tij pritet ta marrë Qazim Laçi .

Ndërkohë dhe sulmuesi i Chelsit, Armando Broja është në dyshim. Talenti 19-vjeçar mund të mungojë përshkak të një dëmtimi të marrë ditët e fundit. Broja është stërvitur  vetëm një ditë në grumbullim e për këtë arsye e ka thuajse të pamundur për të qenë nën urdhrat e trajnerit Edi Reja.

Ndeshja  Shqipëri-Bjellorusi do të luhet të mërkurën në stadiumin kombëtar në Tiranë ndërsa do të gjykohet nga rumuni Radu Petresku.