Sot u realizua me sukses mbledhja e rregullt me anetarët e Myftinisë së Shkupit kushtuar aktiviteteve të realizuara brenda periudhës tremujore nga mbledhja e fundit deri më sot si dhe aktivitetet që planifikohet të realizohen bazuar në planin e aktiviteteve të vitit aktual, 2020.
Si pikë e radhës e rendit të ditës ishin zhvillimet e fundit në Rijasetin e BFI-së dhe organizimin e zgjedhjeve për zgjedhjen e kreut të institucionit.
Të pranishmit u njoftuan për zhvillimet e fundit me ç’rast u krijua hapësirë që t’i shprehin mendimet e tyre të lira.
Të gjithë anëtarët, njëzëri propozuan që të kandidohem për kryetar në këto zgjedhje.
Duke falenderuar të gjithë anëtarët për konsideratën, rikonfirmova edhe njëherë vendimin tim se; kam vendosur që të mos kandidohem.
Mbigjitha, më e rëndësishme se ballafaqimi për postin e të parit të BFI-së, në këto rrethana, përparësi kanë; shërbimi, uniteti dhe fryma e bashkëpunimit brenda këtij insitucioni më të lashtë fetar të myslimanëve të vendit tonë.
Të gjithë të pranishmit unanimisht, u pajtuan që t’ia besoj votën time kandidatit për të cilin mendoj dhe vlerësoj se do të jetë më i duhuri për ta udhëhequr Bashkësinë Fetare Islame.