Ali Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë Georg Woutsas

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti realizoi takim
me ambasadorin e Austrisë në Maqedoninë e veriut z.Georg Woutsas

Marketing

Kryetari Ahmeti në radhë të parë ambasadorit Woutsas i shprehu
ngushëllime për viktimat që humbën jetën në sulmin terrorist në Vienë me
çka e dënoi këtë akt terrorist që ndërpreu jetën e njerëzve paqedashës.

Në vazhdën e takimit, Kryetari Ahmeti e njoftoi ambasadorin Austriak,
gjendjen aktuale politike në vend rreth proceseve integruese ku
Maqedonia e Veriut ka bërë progres të mjaftueshëm që të marr edhe datën
për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti dhe ambasadori Woutsas, ranë dakord se
Maqedonia ka bërë shumë me arritjen e marrëveshjeve me fqinjët gjë që
treguan se lidershipi politik në Maqedoni është i vendosur që të dërgoj
vendin drejt strukturave euro-atlantike dhe se ngërçet politike duhet të
zgjidhen bashkarisht.

Bashkarisht u diskutua edhe rreth gjendjes në rajon dhe bashkëpunimit
midis vendeve të rajonit si dhe për prioritetet e vendit tonë siç janë
përballja me pandeminë dhe rikuperimi i ekonomisë bashkë edhe me nisjen
e negociatave me Bashkimin Europian.